Një automjet është përfshirë nga flakët në tunelin e Skërficës, në aksin Gjirokastër-Sarandë dhe është djegur plotësisht.
Ndërhyrja e zjarrfikësve të Gjirokastrës nuk ka mundur të shpëtojë mjetin, i cili u shkrumbua nga flakët. Shkaku i zjarrit mendohet të jetë tejnxehja e partikularit të automjetit, një Mercedes Benz Class me targa AA515OY në pronësi të K.Sh.
Zjarri ka ndodhur gjatë mbrëmjes dhe është raportuar nga dëshmitarët e rastit.