Zjarri në Malin e Tërnovës në Bulqizë, i cili ka shpërthyer prej 10 ditësh, ka marrë përmasa të mëdha dhe ka djegur qindra hektarë pyje.
Flakët po përkeqësohen nga era, ndërsa zjarrfikësit janë angazhuar intensivisht për të lokalizuar zjarrin. Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm dhe policia është duke punuar për të identifikuar dhe kapur autorin.
Për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri.