Në Lojërat Olimpike Paris 2024, Shqipëria ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar për herë të parë dy medalje bronzi.
Mundësit Çermen Valiev dhe Islam Dudaev siguruan medaljet në pesha të ndryshme të stilit të lirë. Ky sukses historik ka ndihmuar Shqipërinë të renditet në vendin e 80-të në klasifikimin e përgjithshëm, duke u radhitur për herë të parë në mesin e vendeve që kanë fituar medalje në një Olimpiadë.
Shqipëria tani është në të njëjtën pozita me Grenadën, Malajzinë dhe Porto Rikën në këtë renditje.