Konkursi i njohur muzikor, ‘Kënga Magjike’, që pritet të fillojë në muajt në vazhdim, ka konfirmuar një nga anëtarët e jurisë së tij.
Ardit Gjebrea ka zbuluar se gazetari dhe komentatori i njohur Andi Vrapi do të jetë pjesë e panelit të gjykatësve për edicionin e këtij viti.
Në një video të postuar në rrjetet sociale, Gjebrea ka ndarë momentet e bisedës me Vrapin, duke theksuar se ai ishte shumë i surprizuar nga oferta, por gjithashtu e konsideron si një zgjedhje të shkëlqyer.
Vrapi shprehu se do të jetë një anëtar kontravers, që mund të ketë mbështetje dhe kritika nga publiku. Ai gjithashtu siguroi se do të ruajë objektivitetin në vlerësimet e tij, pavarësisht miqësive personale me disa këngëtarë që do të garojnë.