-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sinwar, arkitekti i sulmit vdekjeprurës ndaj Iranit në krye të Hamasit

Kryesoret

Yahya Sinwar, që dyshohet se është arkitekti i sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit ndaj Izraelit, lideri i ri i Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, njihet për raportet e ngushta të tij me Iranin.

Emërimi i tij më 6 gusht si udhëheqës i byrosë politike të grupit palestinez u bë pas vrasjes së paraardhësit të tij, Ismail Haniyeh, në Teheran më 31 korrik, vrasje për të cilën Irani dhe Hamasi kanë fajësuar Izraelin.

Pas vdekjes së Haniyehut, i cili kishte lidhje të forta me zyrtarët iranianë, ndër emrat kryesorë që shqyrtoheshin për pasardhës të tij ishin Khaled Meshaal, ish-shef i byrosë politike të Hamasit dhe Khalil al-Hayya, një figurë e njohur brenda byrosë, që kishte lidhje të ngushta me Haniyehun.

Emërimi i Sinwarit, i cili ka qenë shef i Hamasit në Gazë që nga viti 2017, erdhi si befasi e madhe sepse shumë nuk e kishin llogaritur faktorin Iran, thanë analistët.

“Asnjë nga ne, ekspertët e çështjeve palestineze – veçmas këtu në Izrael – nuk e pamë Sinwarin si personin që do ta zëvendësonte Haniyehun”, tha Yohanan Tzoreff, hulumtues i lartë në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare, me bazë në Tel Aviv.

“Një arsye e madhe se pse Sinwari është lider i ri është Irani”, shtoi Tzoreff, i cili është i specializuar për raportet izraelito-palestineze.

Sinwar u emërua shef i ri politik dy ditë pas diskutimeve në Katar të Këshillit Shura – një trup konsultativ që zgjedh byronë politike të grupit dhe që ka anëtarë në Gazë, Bregun Perëndimor, burgjet izraelite dhe në diasporën palestineze.

Tzoreff tha se kritikat e Meshaalit gjatë Pranverës Arabe për presidentin sirian, Bashar al-Assad – aleatit të ngushtë të Teheranit – më 2011 e bënë atë një figurë mjaft jopopullore në mesin e zyrtarëve të lartë të Iranit.

Tzoreff argumentoi se rikthimi i Mashaalit në pushtet mund të jetë rrezikuar nga raportet e grupit radikal palestinez me Republikën Islamike dhe “iranianët mund të mos i jepnin Hamasit gjithçka që i duhet [për të luftuar forcat izraelite]”.

Por, Sinwar thuhet se ka mbetur në Gazë, ku ka qenë i fshehur që nga nisja e luftës me Izraelin në tetor. Kufizimet në lëvizjet e tij dhe aftësia e tij e kufizuar për të komunikuar me botën nënkuptojnë se Sinwar është shumë i kufizuar në atë që mund të bëjë.

“Nuk pres që ai apo Hamasi të afrohen më shumë me Iranin. Në këtë pikë, marrëdhëniet ka të ngjarë të qëndrojnë të njëjta”, tha Joost Hiltermann, drejtor për Programin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut në Grupin Ndërkombëtar të Krizave./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit