Në një operacion të intensifikuar të Policisë Kufitare në PKK Kakavijë, është kapur një shtetas shqiptar, 43 vjeç, që po përpiqej të largohej nga Shqipëria me një shumë prej 29,850 euro të padeklaruara.
Pas gjetjes së parave, të cilat u sekuestruan si provë materiale, shtetasi E. S., banues në Greqi, u procedua penalisht për veprën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër për hetime të mëtejshme dhe veprime të nevojshme ligjore.