Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zbuluar një denoncim qytetar që lidh Denis Meçen, autorin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, me Partinë Socialiste.
Sipas denoncimit nga një mësuese, Meçe ka lidhje me PS-në dhe një pjesë e madhe e familjes së tij është e angazhuar në arsim dhe administratë, duke përfshirë Dajën e tij, Valter Gora, që është funksionar i PS-së.
Berisha e ka cilësuar këtë si një shembull të ndikimit të krimit në institucione dhe është shprehur kritik ndaj praktikave të keqpërdorimit të pushtetit.