Armando Broja ka shprehur dëshirën e tij të transferohet te Everton, sipas raportimeve të fundit.
Sulmuesi shqiptar, që kërkon të largohet nga Chelsea, është aktualisht i larguar nga ekipi i parë dhe po stërvitet me skuadrën U21.
Pavarësisht interesit nga klube të tjera, përfshirë Stuttgartin që ka kërkuar huazimin e tij, Broja preferon të qëndrojë në Premier League dhe të bashkohet me Everton.
Megjithatë, çmimi i kërkuar nga Chelsea është një pengesë e madhe për Evertonin. Klubi nga Liverpuli planifikon të bëjë një ofertë të re për Brojën, këtë herë në formën e huazimit, në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen.