-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Motra e Egli Progës gjatë homazheve: Flisni, mos kini frikë! Bëni të vërtetën të dalë në dritë

Kryesoret

Në homazhet e mbajtura në Pogradec për Egli Progën, motra e tij bëri një apel të fuqishëm për qytetarët që të raportojnë dhe dëshmojnë pa frikë.

Ajo kritikoi heshtjen që ka mbuluar qytetin dhe akuzoi autoritetet dhe individët që përpiqen të fshehin vrasjen.

Sipas saj, ka dyshime serioze për përfshirjen e grupeve të fuqishme dhe ndikimin e tyre në procesin e drejtësisë.

I kanë mbyllur gojën këtij qyteti dhe vëllait tim duke i mbyllur jetën do të shkojnë në burg të gjithë pa përjashtim si ata plehra që e dhunuan dhe ja morën shpirtin këtu, si ata të pashpirtët e tjerë që kërkuan ta mbyllin këtë vrasje makabre me heshtje apo me letra.

Kam vetëm një kërkesë për pogradecarët, flisni mos kini frikë.

Tregoni të vërtetat tuaja për banditët që morën jetën e Eglit. Dëshmoni se ata mund t’ju vrasin vëllezërit tuaj nëse shppëtojmë paq’’, tha motra e viktimës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit