Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpalli emergjencë ndërkombëtare për lisën e majmunëve pas zbulimit të një varianti të ri, më vdekjeprurës.
Kjo është hera e dytë që OBSH aktivizon një Urgjencë të Shëndetit Publik të Shqetësimit Ndërkombëtar (PHEIC) për këtë sëmundje.
Sipas Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në 2024 janë regjistruar 15,000 raste dhe 461 vdekje nga virusi, me një rritje prej 160% krahasuar me vitin e kaluar.
Ky variant është përqendruar kryesisht në Republikën Demokratike të Kongos, por po përhapet edhe në vende të tjera si Uganda, Kenia dhe Ruanda.
Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Gebreyesus, theksoi se shpërthimi përfshin variante të ndryshme dhe nivele të ndryshme rreziku, duke kërkuar mobilizimin e burimeve ndërkombëtare për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.