-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria italiane fton zyrtarisht UNHCR për të monitoruar qendrat e emigrantëve në Shqipëri

Kryesoret

Qeveria italiane ka ftuar zyrtarisht Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për të monitoruar zbatimin e Protokollit dhe për të siguruar respektimin e të drejtave të njeriut në dy qendrat e emigrantëve në Shqipëri.

Në një njoftim zyrtar, Ministria e Brendshme italiane ka bërë të ditur se, edhe pse UNHCR nuk kishte qenë e përfshirë në negociatat fillestare për Protokollin mes Romës dhe Tiranës, ajo do të ketë një rol aktiv në mbikëqyrjen e tij për tre muajt e parë.

Ky hap është marrë në përputhje me mandatin e agjencisë për të siguruar mbrojtjen dhe respektimin e Konventës së Refugjatëve të vitit 1951.

UNHCR do të përpiqet të përmirësojë mbrojtjen e azilkërkuesve dhe refugjatëve, duke identifikuar dhe raportuar çdo mospërputhje me ligjin ndërkombëtar dhe standardet e praktikave të mira në fushën e të drejtave të njeriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit