-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Policia po manipulon rastin e vrasjes së Egli Progës

Kryesoret

Deputeti Ervin Salianji ka akuzuar policinë për neglizhencë dhe manipulim në rastin e vrasjes së Egli Progës në Pogradec, duke e krahasuar me rastin e Klodian Rashës.

Ai tha: “Drejtues të policisë së shtetit fatkeqësisht në mënyrë të përsëritur, nuk kanë interes të zbardhin ngjarjet por të zbardhin faqen e qeverisë!

Salianji e kritikoi Ministrin e Brendshëm për mungesën e reagimit dhe kërkoi të di nëse Policia e Pogradecit e ka raportuar ngjarjen si aksidentale.

Kronikë e përsëritur që për ta qepur manipulimin e ngjarjes nuk reagon drejtoria vendore as komisariati por Drejtoria e Përgjithshme.

Si pas çdo rasti për drejtuesit e policisë fajin e ka viktima!

‼️Përgjegjësi politik ministri i brendshëm nuk ka reaguar ende, mbase po mendon dorëheqjen për të mbajtur të njëjtin standart qe u vendos me dorëheqjen pas manipulimit të vrasjes së Klodian Rashës!

Pyetje për ministrin dhe drejtorin e përgjithshëm,

A e  ka referuar Policia e Pogradecit prokurorisë ngjarjen si aksidentale?“, përfundon Salianji në shkrimin e tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit