-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shpërthen vatër e madhe zjarri në Belsh

Kryesoret

Në fshatin Çerragë të Bashkisë Belsh ka shpërthyer një vatër zjarri të madh që ka filluar rreth orës 13:30 dhe është përhapur në të gjitha drejtimet.

Flakët kanë prekur një sipërfaqe të konsiderueshme, duke përfshirë ullishta, drurë frutorë dhe tokë të mbjellë. Përhapja e zjarrit është ndihmuar nga era dhe temperatura e lartë, duke shkaktuar dëme të mëdha.

Për të shuar flakët, janë angazhuar forcat dhe mjetet e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Belsh, përkrah të cilëve janë dërguar mjete dhe forca nga bashkitë e Peqinit dhe Cërrikut, si dhe zjarrfikës nga Lushnja.

Pjesë e përpjekjeve janë edhe banorët e zonës, të cilët po kontribuojnë për të kontrolluar përhapjen e zjarrit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit