Disa ditë më parë në qytetin e Pogradecit u dhunua për vdekje 42-vjeçari Egli Proga. Familjarët e tij hodhën akuza se ambulanca është vonuar dhe nëse nuk do të vonohej ai mund edhe të ishte gjallë.
Qendra Kombëtare e Urgjencës ka verifikuar akuzat e familjarëve se ambulanca kishte shkuar me vonesë në vendin ku u gjet i vrarë Egli Proga.
Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në një konferencë shtypi tha se “ambulanca ka shkuar për 7 minuta dhe e gjitha në total situata është menaxhuar me kod të kuq traumatic për 20 minuta”.