Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka nderuar personalitetin arbëresh Mario Brunetti pas ndarjes së tij nga jeta.
Spiropali vlerësoi kontributin e Brunettit në njohjen ligjore të arbëreshëve si pakicë gjuhësore në Itali, një arritje e rëndësishme që u bë e mundur në vitin 1999. Ajo e përshkroi Brunettin si një politikan dhe intelektual të angazhuar për të drejtat e njeriut, luftën kundër mafias, dhe mbështetje për çështjen e Kosovës.
Spiropali theksoi se puna e Brunettit kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve kulturore dhe institucionale mes Shqipërisë dhe Italisë.
“Lamtumirë parlamentarit dhe intelektualit arbëresh Mario Brunetti!, shkruan Spiropali.