-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

ECDC paralajmëron për rritje të variantit të ri të lisë së majmunit në Evropë

Kryesoret

Autoriteti Shëndetësor Evropian (ECDC) ka paralajmëruar një rritje të mundshme të rasteve me variantin e ri të lisë së majmunit në Evropë. Kjo deklaratë vjen pas konfirmimit të rastit të parë jashtë Afrikës, në Suedi, ku personi i infektuar kishte udhëtuar më parë në Afrikë.

“Mundësia e transmetimit të vazhdueshëm të virusit në Evropë është shumë e ulët, por mbetet e rëndësishme diagnostikimi i shpejtë i rasteve të importuara dhe zbatimi i masave të kontrollit”, sipas ECDC.

Autoritetet theksojnë rëndësinë e diagnostikimit të shpejtë dhe zbatimit të masave të kontrollit për të menaxhuar përhapjen e mundshme të virusit.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur nivelin më të lartë të alarmit për shkak të shpërthimeve të lises së majmunit në Afrikë dhe për shkak të këtij varianti të ri që mund të përbëjë një rrezik të shtuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit