Kryeparlamentari austriak, Wolfgang Sobotka, ka uruar Elisa Spiropalin për zgjedhjen në postin e Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë.
Në një mesazh urimi, Sobotka theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar në kontekstin e sfidave gjeopolitike aktuale. Gjithashtu shprehu besimin se marrëdhëniet mes parlamenteve të dy vendeve do të forcohen gjatë mandatit të Spiropalit.
Letra e urimit të Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Austrisë
“E nderuar znj. Kryetare,
Është kënaqësi e veçantë për mua të kem mundësinë t’ju uroj për zgjedhjen tuaj si Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.
Pikërisht në kohë të vështira gjeopolitike, si këto që po jetojmë, bashkëpunimi parlamentar bëhet akoma edhe më i rëndësishëm. Në këtë kontekst, përshëndes fort marrëdhëniet shumë të mira mes parlamenteve të dy vendeve tona dhe jam i sigurt se ky bashkëpunim do të zgjerohet edhe më tej gjatë mandatit Tuaj.
Mbetem me urimet më të mira për veprimtarinë tuaj politike si dhe për shëndetin tuaj personal.
Përzemërsisht,
Wolfgang Sobotka”.