-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zbulimi i shkencëtarëve: Dita në Tokë do të zgjasë më shumë në të ardhmen

Kryesoret

Studimet e fundit tregojnë se dita në Tokë do të zgjatet ngadalë për shkak të ndikimit të Hënës.

Hëna po largohet gradualisht nga Toka dhe ky proces po ngadalëson rrotullimin e planetit tonë. Shkencëtarët parashikojnë se me këtë ritëm, do të duhen rreth 200 milionë vjet që dita të zgjasë 25 orë.

Tani, Hëna ndodhet rreth 238,000 milje nga Toka dhe largohet me rreth 3.81 cm në vit. Ndikimi i saj gravitacional krijon baticat në oqeane, të cilat kontribuojnë në ngadalësimin e rrotullimit të Tokës.

Analizat e mëparshme sugjerojnë se para 1.4 miliardë vjetësh dita në Tokë ka qenë vetëm 18 orë. Ndryshimet janë të ngadalta, por në përmasa të mëdha, ato do të shtojnë një orë më shumë në ciklin ditor të Tokës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit