Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për situatën e zjarrit në Malin e Tomorrit, i cili ka shpërthyer prej disa ditësh dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Për të përballuar situatën, janë angazhuar forca të shumta nga terreni dhe një avion rumun i tipit Spartan.
Ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të ashpër dhe bimësisë së thatë që favorizon përhapjen e flakëve. Megjithatë, situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes ka falënderuar forcave operacionale vendore, zjarrfikësve, Forcat e Armatosura, Shërbimin Pyjor dhe forcat vullnetarë për përpjekjet e tyre të vazhdueshme në kushte ekstreme temperaturash.