-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha akuzon Ramën për eksportimin e helmeve toksike: Heshtja jote është komplote!

Kryesoret

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama për lidhje me eksportimin e mbetjeve toksike nga Shqipëria.

Në një fjalim para protestuesve, Berisha ka theksuar se shqetësimi për mbetje toksike që janë dërguar nga Shqipëria në vende të tjera është injoruar nga qeveria. Ai ka kërkuar përgjigje për natyrën dhe origjinën e këtyre mbetjeve dhe përse autoritetet përkatëse nuk kanë reaguar.

Sipas Berishës, heshtja e Ramës dhe mungesa e informacionit rreth këtyre helmave janë prova të një skeme kriminale dhe korrupsioni që përfshin qeverinë dhe klanet e saj.

“Në një vend të rrezikshëm për vendet e tjera dhe këtu nuk ndjehet, nuk shqipërohet asnjë fjalë.

Nuk shqipëron asnjë fjalë agjencia e mjedisit.

Nuk shqipëron asnjë fjalë narkopolicia.

Nuk shqipëron asnjë fjalë narkodogana, Porti i Durrësit, sikur ato janë nisur nga Marsi, sikur ato nuk janë nisur nga Shqipëria.

Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty. Nuk mund të mbulosh këtë krim ti me heshtjen tënde.

Me heshtjen vetëm se u fakton shqiptarëve se edhe helmet janë biznesi yt kundër tyre.” u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit