Punimet në një urë pranë Librazhdit kanë krijuar një situatë kaotike në rrugën që lidh këtë qytet me Elbasanin.
E vetmja kalim në urë ka shkaktuar bllokime të rëndësishme në aksin Hotolisht-Mirakë dhe Labinot-Elbasan, duke bërë që qindra automjete të përballen me radhë kilometrike. Rreth orës 15:00, shumë makina që janë nisur nga Korça janë ende në trafik, duke vonuar arritjen në Elbasan për më shumë se dy orë.
Policia është në vendngjarje për të monitoruar situatën, por punimet po kryhen në një ditë të diel, kur lëvizja është në kulmin e sezonit, duke bërë menaxhimin e trafikut të vështirë.