Një magazinë e vjetër në fshatin Lavdan, në Bashkinë Mallakastër, është përfshirë nga flakët sot në mbrëmje.
Magazinën, e cila përmbante karton, fuçi vaji dhe solari, e kanë shkatërruar flakët disa minuta më parë. Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, ka konfirmuar se objekti ishte i braktisur dhe përmbante materiale të rrezikshme që përkeqësuan situatën.
Zjarrfikësit e Bashkisë Mallakastër, të mbështetur nga një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol, po përballen me vështirësi për të shuar zjarrin për shkak të ndotjes dhe lëndëve të rrezikshme që ndodhen në magazinë.
Ata kanë përdorur lëndë të posaçme për të neutralizuar flakët dhe janë në gatishmëri për të parandaluar përhapjen e zjarrit në një banesë dhe një fabrikë vaji ulliri që ndodhen në afërsi.