-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohen zyrtarë të drejtësisë në Ekuador për favorizimin e mafies shqiptare

Kryesoret

Në një operacion të përbashkët mes Policisë Kombëtare dhe Prokurorisë së Përgjithshme të Ekuadorit, janë arrestuar dy zyrtarë të drejtësisë, Douglas C. dhe Luis S., në natën e 17 gushtit 2024. Arrestimet u realizuan në kantonin e Valencias, Los Ríos, ku banojnë të dy të ndaluarit.

Dyshohet se këta zyrtarë kanë dhënë urdhra në favor të anëtarëve të mafies shqiptare, duke përfshirë masa sigurie të parregullta për tre të pandehur që ishin në paraburgim për krime të organizuara dhe pastrim parash. Prokuroria ka njoftuar se këta individë ishin pjesë e një rrjeti kriminal të udhëhequr nga Dritan Gjika.

Po ashtu, është lëshuar një kërkesë për mbështetje për gjetjen e gjyqtarit Lenin G., i cili ka urdhëruar lirimin e të pandehurve dhe për të cilin është në pritje një urdhër arresti. Gjyqtari është raportuar se është larguar dhe është duke u kërkuar nga autoritetet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit