Ismet Rama, 55 vjeç, është arrestuar në Gramsh pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri kallashnikov dhe 690 fishekë të kalibrave të ndryshëm, të cilat ai posedonte pa leje.
Arrestimi u realizua gjatë operacionit policor të koduar “Indicia”, i cili filloi pas një konflikti me një fqinj për dëmtimin e një peme frutore.
Rama është akuzuar për mbajtje dhe prodhim të armëve dhe municioneve pa leje, si dhe për prerjen e druve dekorative dhe frutore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.