Gjatë këtij muaji në pikën kufitare të Qafë Thanës dhe Kapshticës po vijon një fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh.
Në pikën kufitare të Kapshticës kanë hyrë rreth 7 858 persona në drejtim të Greqisë.
Ndërsa në Qafë Thanë 6022 persona kanë hyrë dhe 5022 kanë dalë drejt Maqedonisë së Veriut.
Në dogën e Kapshticës punojnë 4 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje.