Në fshatin Fushë Milot të Kurbinit, një konflikt për pronën ka përfunduar me tre të plagosur dhe dy persona të arrestuar.
Incidenti nisi me përdorimin e sendeve të forta dhe përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit. Të plagosurit janë Y. V., S. V., dhe E. V., të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Policia ka arrestuar Sokol dhe Pëllumb Muratin, ndërsa ka shpallur në kërkim djalin e Sokolit, Valdano Murati. Gjatë kontrolleve në banesën e S. M., është gjetur dhe sekuestruar një sasi municioni luftarak.
Hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të rastit vazhdojnë.