Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, kërkoi angazhim të lartë nga inspektorët për sigurimin e standardeve të larta në vitin e ri shkollor.
Në një takim me inspektorët dhe përfaqësuesit e institucioneve arsimore, Manastirliu tha: Është e domosdoshme të kemi një organizim më efektiv të planit të masave, veçanërisht kur bëhet fjalë për verifikimet dhe monitorimin.
Ajo theksoi nevojën për një bashkëpunim të ngushtë me bashkitë për përmirësimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, duke shtuar: Do të kërkoj nga ju që të intensifikoni punën me bashkitë për të siguruar që shkollat të jenë të gatshme për të hapur dyert më 9 shtator.
Manastirliu gjithashtu kërkoi një monitorim të plotë të shkollave private dhe shpërndarjen e librave shkollorë, duke apeluar për angazhim të lartë dhe përgjegjësi nga të gjithë aktorët e përfshirë: Është shumë e rëndësishme që të garantojmë që fëmijët tanë dhe prindërit e tyre të kenë besim në sistemin arsimor të vendit.