Italia për mbrëmjen e sotme ka lëshuar alarmin e verdhë në 10 rajone pasi vendi do të përfshihet nga reshje shiu dhe stuhi. Reshjet e shiut dhe stuhia pritet që të bien në zonat qendrore-jugore të Adriatikut dhe në pjesën e poshtme të detit Tirren.
Këtë e ka bërë të ditur Departamenti i Mbrojtjes Civile i cili ka lëshuar një paralajmërim të mëtejshëm për kushtet e pafavorshme atmosferike.
Paralajmërimi parashikon reshje dhe stuhi mbrëmjen e sotme mbi Kalabri dhe Siçili. Reshjet do të shoqërohen me vetëtima, stuhi lokale breshëri dhe me erëra të forta, sqaron Mbrojtja Civile.
Gjithashtu është lëshuar një alarm i verdhë edhe për nesër me 20 gusht në disa ektorë të Emilia-Romagna dhe Marche, në Umbria, Abruzzo, Molise, Campania, Basilicata, Pulia, Kalabria dhe një pjesë të Siçili.