Një 61-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga kati i dytë në QSUT më 19 gusht 2024, njofton Policia e Tiranës.
Shtetasi L.H., nga Burreli, është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Hetimet janë në zhvillim për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar nëse ai ishte pacient në QSUT në momentin e incidentit.