Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka përshëndetur Eva Buzon, për përshkimin me sukses të Adriatikut.
Spiropali thotë që Eva Buzo ia doli përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë.
“Eva Buzo ia doli: Përshkoi Adriatikun dhe “lidhi” brigjet e Italisë e Shqipërisë.
92 kilometra në 34 orë, një ushtrim i jashtëzakonshëm që dëshmoi fuqinë fizike dhe psikologjike, guximin, kurajon dhe vendosmërinë e shqiptares që na emocionoi të gjithëve!”, shprejet Elisa Spiropali.