Në fshatin Zhapokike 2, Bashkia Memaliaj, është gjetur i vdekur një 70-vjeçar, Faik H. Trupi i pajetë i viktimës u zbulua nga kalimtarë të rastit që informuan policinë.
Hetimet janë në zhvillim për të përcaktuar shkakun e vdekjes së tij, duke shqyrtuar nëse ka ndodhur për shkak të një aksidenti, nga shkaqe natyrale, apo është rezultat i një krimi.
Sipas burimeve, Faik H. kishte humbur kontaktet me familjen disa ditë më parë.