Erlind Cekaj është arrestuar në Dubai përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të mashtrimeve përmes call center-ëve, që ka zhvatur gjermanëve një shumë prej 6.1 milion euro.
Cekaj është pjesë e grupit të Amant Josifit, i cili është aktualisht në gjykim. Ky grup kriminal operonte me platforma mashtruese si IT PumaTS/SM Company dhe Milton Group dhe kishte qendra të thirrjeve në vende të ndryshme si Gjeorgjia, Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.
Arrestimi i Cekajt është arritur përmes një operacioni të përbashkët ndërkombëtar nën koordinimin e Eurojust dhe me ndihmën e Interpol. Ai është ndaluar me masën e sigurisë “arrest me burg” nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për akuzat e mashtrimit dhe përfshirjes në grup të strukturuar kriminal.
Hetimet për këtë rast janë nisur që nga viti 2021 dhe kanë përfshirë disa shtete të Bashkimit Europian.
/5pyetjet.al