Firdeus Berberi është ekstraduar sot nga Greqia në Shqipëri, ku është i kërkuar për një seri akuzash. Ai u arrestua në maj 2023 në Greqi, në të njëjtën makinë me Laert Haxhiun.
Berberi përballet me akuza të rënda në Shqipëri, përfshirë “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit, “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit” dhe “Prishje të qetësisë publike”. Prokuroria e Korçës e akuzon atë se ka qëlluar katër herë me armë në drejtim të Muçllarit dhe më pas e ka sulmuar me thikë.
Ai është djali i Ilir Berberit, i njohur në Pogradec me nofkën “Liri i Rushkës”, për precedentë penalë i implikuar në ngjarjen e goditjes së hotel “Voloreka” në gushtin e vitit 2020.
Pas ekstradimit, Berberi do të përballet me procesin gjyqësor në Shqipëri.