Kërkimet për gjashtë persona të zhdukur nga mbytja e jahtit luksoz “Bayesian” në brigjet e Siçilisë kanë hyrë në ditën e tretë, ndërsa shpresat për mbijetesë janë të pakta.
Mes të zhdukurve janë manjati britanik i teknologjisë Mike Lynch dhe vajza e tij, si dhe drejtues të tjerë të njohur, përfshirë Jonathan Bloomer, kreun e bankës “Morgan Stanley International”, dhe avokatin Chris Morvillo.
Trupi i shefit të varkës, Recaldo Thomas, është nxjerrë nga uji, por përpjekjet për të hyrë në kabinat e jahtit, i cili është zhytur në rreth 50 metra thellësi, kanë rezultuar shumë të komplikuara.
Ekspertët po përdorin automjete nënujore të telekomanduara për të ndihmuar në kërkimin dhe shpëtimin.