-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Me not nga Italia në Shqipëri/ Eva Buzo merr certifikatën ‘Mirënjohje e qytetit të Vlorës’

Kryesoret

Eva Buzo arriti që të bëhet sportistja e parë që notoi përmes kanalit të Otrantos. Ajo përfundoi sfidën e saj duke notuar 90 km nga brigjet e Leçes në Itali deri në në gadishullin e Karburunit në Shqipëri për 35 orë e 17 minuta.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Derdha ka falenderuar Eva Buzon për arritjen e saj duke vendosur një rekord absolut.

Mes emocionesh Eva Buzo është shprehur se arritjet e saj janë fal rezultatit të punës së madhe që ka bërë që në moshë të vogël.

“Kam kujtime të fëmijërisë kur gjyshi im vinte në çdo aktivitet sportiv, ku unë merrja pjesë dhe plot krenari i tregoja medaljet që merrja që fëmijë. Pikërisht këto medalje më rritën kofidencën, jo vetëm në fushën e sportit, por dhe atë profesionale. Arritjet e mia sot janë rezultat i punës së madhe që kam bërë që në moshë të herët me veten. Sot jam një femër e fortë, që pëlqej sfidat dhe u them të gjithë femrave ‘forconi konfidencën, rrisni besimin dhe pranoni sfidat’”, u shpreh Buzo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit