Gjatë një operacioni për eliminimin e kultivimit të kanabisit në Repisht të Malësisë së Madhe, është qëlluar me armë zjarri ndaj grupit të kontrollit të policisë vendore të Shkodrës.
Ngjarja ndodhi gjatë një aksioni të Policisë, ku një individ ka qëlluar ndaj forcave të rendit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në radhët e policisë.
Pas incidentit, forcat speciale RENEA dhe FNSH, së bashku me policinë lokale, janë dërguar në Repisht për të arrestuar personin përgjegjës për sulmin.
Kontrollet për kapjen e autorit dhe ndjekjen e aktiviteteve të paligjshme vazhdojnë.