Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha priti sot Khalid bin Ali bin Abdullah Al Humaidan, Presidentin e Inteligjencës së Përgjithshme të Arabisë Saudite.
Gjatë takimit, Hoxha vlerësoi bashkëpunimin ekzistues si të shkëlqyer dhe shprehu përkushtimin për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve, veçanërisht në fushën e sigurisë.
Të dy palët ranë dakord për zhvillimin e kapaciteteve në shkëmbimin e eksperiencave dhe informacionit, si dhe për vendosjen e pikave të kontaktit të përbashkëta.
Diskutimet përfshinë gjithashtu bashkëpunimin në fushën e teknologjisë për një policim më të avancuar për qytetarët e dy vendeve.