Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Erjon Goxharës, efektivit të policisë që u dorëzua dje, dy ditë pasi qëlloi me armën e shërbimit inxhinierin e ERE-s, Lorenc Kosta, pasi dyshonte se ky i fundit i ngacmonte bashkëshorten.
Sipas dëshmive të zbardhura nga media, gruaja ia kishte pranuar efektivit se e kishte tradhtuar. Kjo shkaktoi më pas zemërimin e Goxharës që qëlloi inxhinierin. “Nuk doja ta vrisja Lorenc Kostën. E pashë kur po haja drekë me vajzën.
Lashë vajzën dhe u ktheva dhe e qëllova. Isha në kushte të vështira, të rënduara psikologjike” deklaroi ai. Ai akuzohet për vrasje me paramendim e mbetur në tentativë. Ende nuk është marrë dëshima e inxhinierit.