-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Nuk ta zëvendësoj dot mamin’! Urimi prekës i Agron Llakajt për ditëlindjen e të bijës

Kryesoret

Vajza Agron Llakaj feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte sesi të mungonte një urim nga vetë aktori.

Ai shkruan se është ditëlindja e parë që duhet të festojnë pa Kostandinën, gruan e ndjerë të Agron Llakajt që humbi jetën tre muaj më parë pas një beteje me një sëmundje.

Mesazhi i plotë

Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shume i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!

Nuk të la vetëm…,Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.

Bija ime! Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithe forcën e dashurisë time.

Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.

Buzëqeshi jetës zemër!

Babi si gjithmonë të thote sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota”!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit