-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Oprah Winfrey në krah të Harris: Le të zgjedhim të vërtetën

Kryesoret

Ikona e televizionit Oprah Winfrey bëri një paraqitje surprizë në Konventën Kombëtare Demokratike në qytetin e saj të Çikagos, ku u kërkoi demokratëve dhe votuesve të pavarur që “të zgjedhin mendjen e shëndoshë mbi marrëzinë”.

“Le të zgjedhim të vërtetën, le të zgjedhim nderin, le të zgjedhim gëzimin” tha zonja Winfrey. “Sepse kjo është më e mira e Amerikës”.

Komentet e Winfrey-t erdhën përpara fjalimit të Walz-it për të pranuar zyrtarisht nominimin e partisë për nënkryetar.

“Kur një shtëpi digjet, ne nuk pyesim për racën apo fenë e pronarit të shtëpisë, nuk pyesim se kush është partneri i tyre apo si votuan. Jo. Ne thjesht përpiqemi të bëjmë më të mirën për t’i shpëtuar. Dhe nëse vendi i përket një zonje maceje pa fëmijë, mirë, ne përpiqemi ta nxjerrim edhe atë mace” tha ajo.

Komentet i referoheshin një interviste të vitit 2021, në të cilën kandidati për zv/ president i Trump, Vance iu referua politikanëve demokratë si “një tufë zonjash macesh pa fëmijë, të cilat janë të mjera për jetën e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë dhe kështu duan të bëjnë të mjerë pjesën tjetër të vendit”.

Fjalimi i Tim Walz prek djalin e tij, i cili shpërthen me lot: Ky është babai im

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit