Sot u ekstradua nga Kosova Arben Lamçja, i kërkuar nga SPAK, në kuadër të hetimeve për dosjen kriminale “Plumbi i Artë 2”. Lamçja pjesë e grupit Çopja në Elbasan i akuzuar për vrasje me pagesë, është arrestuar në Prishtinë në lagjen ‘Emshir”.
SPAK mundi të zbulojë si vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja e nisën aktivitetin e tyre kriminal rreth viteve 2006 – 2007. SPAK zbuloi se pas 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Shqipëri fshihet organizata kriminale e vëllezërve Çopaj.
Mes emrave për të cilën u firmos urdhërarrest ishte edhe ai i Arben Lamçes, i cili ndodhej në Prishtinë.