Ministri i brendshëm Ervin Hoxha ka pritur në Tiranë Ambasadoren e Japonisë Kikuko Katod eh atë të Holandës Reinout Vos.
Në takim u diskutua dhe u vlerësua niveli i bashkëpunimit dhe i marrëdhënies miqësore tradicionale.
“Në lidhje me takimin e Ambasadoren e Japonisë, Ministri vuri në dukje se u diskutua mbi mbështetjen e dhënë për projekte të ndryshme, që janë nën juridiksionin e Ministrisë së Brendshme, si kontribute të rëndësishme për ngritjen e kapaciteteve për strukturat e varësisë”, njoftoi zyra e shtypit të ministrisë.
Ndërsa pas takimit me ambasadorin holandez, ministri Hoxha ndau vlerësimin pozitiv të marrëdhënieve politike dhe shprehu gatishmërinë për të përforcuar shkëmbimet dypalëshe.