-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Vizita e shefit të CIA-s, dëshmi e marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim udhëheqësin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, CIA, William Burns, i cili ka qëndruar për vizitë në Kosovë.

Në një njoftim për media të lëshuar nga zyra e kryeministrit pas takimit, thuhet se kjo vizitë përfaqëson një moment të rëndësishëm historik në marrëdhëniet bilaterale Kosovë – SKBA.

Në njoftim thuhet se në takim është theksuar përkushtimi i Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës, me në krye AKI-në, për të avancuar bashkëpunimin me CIA-n.

“Vizita historike e Drejtorit të CIA-s, z. William Burns, në Kosovë, vlerësohet lartë nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Ajo është dëshmi e marrëdhënieve të forta dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe është një mundësi e artë për të thelluar bashkëpunimin strategjik, për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë”, thuhet në njoftim.

Kurti e ka falënderuar drejtorin e CIA-s për mbështetjen e vazhdueshme dhe ka shprehur përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët, “duke e njoftuar atë që vlerat amerikane, që ndërlidhen me demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit dhe orientimet e palëkundura Euroatlantike, do të mbeten shtyllat qendrore të qeverisjes së mirë e demokratike në Kosovë”.

Kurti thuhet se në takim ka folur edhe për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit