-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefja e re e ambasadës së SHBA takon Ramën: Keni mbështetje të palëkundur

Kryesoret

E ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn zhvilloi një takim me kryeministrin Edi Rama në vilën qeveritare 30 në zonën e ish-Bllokut.

“Sot, e Ngarkuara me Punë e SHBA Nancy VanHorn u takua me Kryeministrin Edi Rama për të përgëzuar miqësinë e fortë dhe vlerat e përbashkëta mes vendeve tona si Aleatë në NATO dhe partnerë strategjikë. Zonja VanHorn rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në rolin që ka Shqipëria për të çuar përpara paqen dhe zhvillimin në të gjithë rajonin” njofton ambasada.

Ky është takimi i parë i diplomates amerikane me kryeministrin Eid Rama që kur ajo u emërua në detyrën e të ngarkuarës me punë të misionit amerikan në Tiranë.

Më herët Nancy Van Horn është takuar me Presidentin Bajram Begaj, kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, si dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes Pirro Vëngu.

E Ngarkuara me Punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn mori detyrën më 5 gusht duke zëvendësuar në këtë detyrë David Wisner.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit