Justin dhe Hailey Bieber janë bërë prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka dhënë vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ai ka publikuar një foto të këmbës së vogëlushit të tij, ku në mbishkrimin e këtij postimi zbulon edhe emrin që çifit i kanë vënë.
“Mirë se erdhe në shtëpi Jack Blues Bieber”, ka shkruar këngëtari. Po ashtu edhe Hailey Bieber ripostoi foton në një histori në llogarinë e saj.