-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bulqizë/ Shpërthen vatër e re zjarri në malin e Bllacës

Kryesoret

Zjarret vazhdojnë të shkaktojnë shqetësim në masivet pyjore të Bashkisë së Bulqizës, me një vatër të re që shpërtheu sot në malin e Bllacës. Këto zjarre janë shtuar gjatë muajit gusht, dhe ende nuk është e qartë nëse ato janë shkaktuar nga pakujdesia apo janë të qëllimshme.

Një vatër e madhe, që ndodhi në Tërnovë, ka shkaktuar dëme të mëdha ekonomike, por u fik pas rënies së shirave javën e kaluar. Megjithatë, pas përmirësimit të kushteve të motit, situata ka shpërthyer përsëri.

Dy ditë më parë, një zjarr masiv në Malin e Bardhë u shua vetëm me ndërhyrjen e banorëve. Aktualisht, forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile janë në terren për të luftuar flakët dhe për të mbrojtur zonën nga përhapja e mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit