Në fshatin Zallë Dardhë, në zonën e quajtur Lashkizë në Dibër, ka shpërthyer një zjarr në stallën e bagëtive të shtetasve P.P. dhe I.P., vëllezër.
Nga zjarri janë djegur disa bagëti dhe një sasi ushqimesh.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të përcaktuar rrethanat e plota të incidentit.