-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Futbolli në zi! Vdiq Eriksson

Kryesoret

“Sven-Goran Eriksson ka ndërruar jetë”, tha familja e tij në një deklaratë. “Pas një sëmundje të gjatë, ndërroi jetë gjatë mëngjesit në shtëpinë e tij i rrethuar nga familja”. Trajneri suedez vuante nga kanceri në pankreas dhe vdiq në moshën 76-vjeçare.

Suedezi u bë trajneri i parë i huaj i ekipit kombëtar të futbollit të Anglisë për meshkuj në vitin 2001, duke drejtuar të ashtuquajturin “brezi i artë” i lojtarëve si David Beckham, Steven Gerrard, Wayne Rooney dhe Frank Lampard.

Gjatë karrierës së tij ai drejtoi edhe klube të njohura evropiane si Benfica, Roma, Fiorentina, Sampdoria dhe Lazio.

Eriksson la punën në Angli pas Kupës së Botës 2006 dhe vazhdoi të drejtojë Meksikën dhe Bregun e Fildishtë, si dhe klubet angleze Manchester City dhe Leicester City.

Për shkak të problemeve shëndetësore, ai u largua nga posti i drejtorit sportiv të klubit suedez Karlstad në shkurt të vitit 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit