Aeroporti i Malpensas në Itali ka përjetuar një situatë kaotike sot për shkak të reshjeve të dendura dhe përmbytjeve masive.
Këto kushte kanë bërë që të gjitha fluturimet dhe uljet e avionëve në këtë aeroport të anulohen për një periudhë të shkurtër, nga ora 10:30 deri në 12:00.
Gjatë kësaj periudhe, 27 fluturime janë anuluar, disa prej të cilave janë mbajtur në pritje mbi qiellin e Piemonte, Lombardisë dhe Emilia Romagna, ndërsa të tjera janë devijuar në aeroportet e Linate, Bergamo, Torino dhe Venecia.
Reshjet intensive kanë shkaktuar përmbytje të theksuara, duke i hyrë edhe brenda Terminalit 1 të aeroportit. Për më tepër, rruga shtetërore 336 që çon në Malpensa është mbyllur për shkak të përmbytjeve.