Dy persona babë e bir janë vënë nën hetim pasi dyshohet se kanë kërcënuar pronarin e një varke që operon në lumin e Shalës.
55-vjeçari me iniciale K.N., dhe 24-vjeçari me iniciale R.N., për arsye konkurrence kanë kërcënuar me armë pneumatike 58-vjeçarin.
Ai ka kallëzuar në polici dhe autoritetet proceduan babë e bir me veprat penale “Kanosja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Ndërsa gjatë kontrolli në banesën e tyre u gjet arma pneumatike dhe një thikë që posedoheshin pa leje.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.